Lajme

Chollet: Nuk mbështesim Asociacion që ngjason me Republika Sërpska

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet
Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

SHBA-ja nuk e do një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë i cili do t’i ngjasonte Republikës Sërpskas të Bosnje e Hercegovinës.

Kështu tha Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në seancën e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar. Në pikëpamjen tonë, përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Ne duam që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’u dëgjohet zëri. Qëllimi ynë është që qytetarët e veriut të jenë më pak të varur nga Serbia. Ne nuk e mbështesim asgjë që ngjason me Republika Sërpska”, tha Chollet.

Tutje, ai ka thënë se ka disa pakica nëpër Evropë që gëzojnë asociacione të tilla dhe që nuk e pengojnë funksionalitetit e shtetit ku jetojnë.

/Shqip.com