Lajme Ballkan

Chollet: Duhet të ndalet aktiviteti i grupit ushtarak rus “Wagner”

Derek Chollet

I dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu të enjten shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që mendohet se po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, thotë Chollet.

Grupi Wagner, në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, njoftohet se ka qenë aktiv në dhjetëra vende, përgjithësisht të Afrikës, duke bashkëpunuar me qeveritë për propagandën pro-ruse dhe për projekte të tjera ushtarake dhe politike.

Chollet i bëri gjithashtu thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, vendit sllav tradicionalisht aleat, raporon Zëri i Amerikës.

/Shqip.com