Sport Ndërkombëtar

Chiesa drejt largimit nga Juventusi, dy gjigantë evropian në garë

Futbollisti i Juventusit, Federico Chiesa.

Juventus po bën planet për afatin kalimtar të kësaj vere, ku priten të bëhen ndryshime të shumta. Federico Chiesa është një nga lojtarët që pritet të largohet.

Pas një sezoni shumë të vështirë të sulmuesit italian që u rikthye nga dëmtimi i gjatë, ky i fundit mund t’i japë lamtumirën “Zonjës së Vjetër” në verë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klube të mëdha nga Evropa janë të gatshme për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit. Liverpool dhe Bayern Munchen duket se kanë nisur një garë për Chiesan, me një ofertë fillestare që shkon në 40-45 milionë euro.

Bardhezinjtë tashmë po mendojnë skenarin e largimit të 25-vjeçarit dhe janë në kërkim të një sulmuesi tjetër me karakteristikat e tij. Ditën e djeshme në Continassa ka pasur një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe Marco Budiello, agjenti i Nicolo Zaniolo dhe Wilfried Gnoto.

/Shqip.com