Sport Ndërkombëtar

Chiellini parashikon fituesin e gjysmëfinales Inter – Milan

Përbalja e skuadrave italiane Inter – Milan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa në mesin e atyre që kanë folur për këtë sfidë është edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane, Giorgio Chiellini.

“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vë për Inter. Mendoj se zikaltërit kanë një avantazh sepse i shoh më të fortë në këtë lloj ndeshjeje”, ka thënë Chiellini

Ishi i Juventusit zbuloi ndër të tjera se, sipas tij në finale do të jenë Inter dhe Manchester City.

“Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City. Edhe këtu me pak dyshim, sepse gjysmëfinalisti tjetër, Real Madrid, është gjithashtu shumë i fortë. Por mendoj se herët a vonë Manchester City do të duhet të arrijë finale dhe për këtë arsye unë do të vë bast një euro për finalen e Inter-Manchester City”, deklaroi ai.

/Shqip.com