Sport Ndërkombëtar

Chiellini mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Italinë

Qendërmbrojtësi, Giorgio Chiellini, pas miqësores me Turqinë la të kuptohet se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanellën e Italisë.

37-vjeçari e nisi nga fillimi ndeshjen ku Italia fitoi 3-2 në miqësoren në Turqi, shkruan Footbal Italia.

Kur u zëvendësua, mbrojtësi i Juventusit hoqi shiritin e kapitenit, e puthi dhe ia vuri në krahun Gianluigi Donnarumma.

Më pas ai i dha një përqafim të ngrohtë trajnerit Roberto Mancini kur u largua nga fusha.

Chiellini postoi në Instagram se koha e tij me Nazionale po i vjen fundi më herët se sa pritej, tani që ata nuk do të jenë në Kupën e Botës.

“Ne prisnim të luanim një lojë ndryshe këtë mbrëmje dhe nuk mund ta mohojmë këtë. E enjtja ishte një faqe e trishtuar në librin e historisë së karrierës sonë, do të kemi gjithmonë një boshllëk brenda nesh. Por në sport, ashtu si në jetë, duhet të kemi forcë për t’u rikthyer në këmbë. Gjithmonë. Dhe këta djem do të shkruajnë faqe më të rëndësishme në historinë e futbollit italian, duke na dhënë të gjithëve të njëjtat emocione që patëm fatin të përjetonim verën e kaluar”.

Ai ka bërë 116 paraqitje për kombëtaren dhe verën e kaluar u shpallën edhe Kampionë të Evropës./Shqip.com