Sport Ndërkombëtar

Chiellini mbron Maguiren

Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, i doli në mbrojtje kapitenit të Manchetser United, Harry Maguire.

Maguire po vuan për minuta nën drejtimin e Erik ten Hag, po ashtu është kritikuar shumë për shkak të gabimeve të shumta në fushë.

Reprezentuesi anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në planet kur u transferua nga Leicester City për 80 milionë funte në Old Trafford në vitin 2019.

Fituesi i Euro 2020 Chiellini, i cili u tërhoq nga detyra ndërkombëtare me 117 paraqitje në prill, ka folut për The Times dhe ka mbrojtur qendërmbrojtësin.

“Jam i trishtuar për situatën e Maguire sepse ai është një lojtar i mirë. Ata kërkojnë shumë prej tij. Vetëm për shkak se ata paguan 80 milionë funte për të, ai duhet të jetë më i miri në botë çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet nga shumë aspekte që nuk mund t’i kontrolloni. Nuk është faji yt. Ai dhe [John] Stones janë një dyshe e mirë. Në rregull, Maguire ndoshta nuk është Rio Ferdinand, por ai është mjaft i mirë. Me këtë situatë nuk po e ndihmon [Anglinë] të bëjë më të mirën. Nëse doni të fitoni Kupën e Botës, është e pamundur ta bëni këtë me disa probleme në lojtarët kryesorë, dhe me siguri Maguire është një nga lojtarët kryesorë në ekip”.

Maguire u largua nga formacioni startues i United pasi ata hapën sezonin 2022-23 në Premier League me humbje të njëpasnjëshme kundër Brighton dhe Brentford./Shqip.com