Sport Ndërkombëtar

Chiellini ka një këshillë për Juventusin

Pas ndeshjes së humbur nga Juventusi në kohën shtesë kundër Sevillas në gjysmëfinalen e kthimit të Europa League, Giorgio Chiellini, ish-kapiten i bardhezinjve, i ka dhënë një këshillë “Zonjës së Vjetër”.

“Rabiot është i një kategorie tjetër, Juventus nuk mund ta humbasë”, ka thënë mbrojtësi duke folur për Sky Sport.

Një mesazh i qartë për afatin kalimtar të verës dhe të ardhmen e lojtarit francez që duket se është në dyshim mes rinovimit dhe lamtumirës së mundshme për shkak se kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Chiellini ka shtuar për francezin: “Ka udhëhequr skuadrën gjatë sezonit, është një lider i vërtetë dhe e ka treguar këtë me fakte. Është afër skadencës, por Juventus duhet ta mbajë”.

Në këtë pikë do të duhet të shohim nëse Juventus do të dëgjojë këshillën e ish-kapitenit të saj. E sigurt është se Rabiot ka qenë një nga notat e pakta pozitive të këtij sezoni të trazuar të bardhezinjve.

/Shqip.com