Sport Ndërkombëtar

Chelsea zyrtarisht kalon në duart e biznesmenit amerikan

Tani zyrtarisht klubi i futbollit Chelsea kalon në pronësi të Todd Boehly.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një njoftim në rrjetet e tyre sociale dhe uebfaqe.

“Roman Abramovich ka përfunduar shitjen e Klubit të Futbollit Chelsea dhe kompanive të lidhura me një grup investimesh të udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital”, konfirmohet në deklaratën e klubit.

Biznesmeni amerikan, Todd Boehly u fut në ankandin e shitjes së londinezëve muajin e kaluar.

Kurse, shuma që ai u desh të ‘zbraz’ në bankën e oligarkut rus është rreth 3 miliardë euro.

Todd Boehly

Chelsea është një ndër klubet më të suksesshme angleze, sidomos pas blerjes nga Abramovich mirëpo lidhjet e tij me Moskën dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia i doli ‘mollë e krimbur’ miliarderit.

Sanksionet e vëra nga qeverie britanike para dy muajve e detyruan atë të shpall klubin në shitje.

Roman Abramovich

Tani, “The Blues” nuk kanë pse të shqetësohen për gjendjen financiare të klubit që i kaploi për thuajse tre muaj.

Trajneri Thomas Tuchel do të ketë mjaft para për të përforcuar skuadrën dhe për të luftuar sërish për trofe, me pronarin e ri që garantoi se do të investojë qysh nga kjo verë. /Shqip.com