Sport Ndërkombëtar

Chelsea – superiore në Premierligë

Chelsea

Chelsea është duke i “shkelur” kundërshtarët në Premierligë.

Londindezët kanë fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Norwich City, duke treguar edhe njëherë fuqinë e tyre, shkruan Shqip.com.

Pas vetëm tetë minutave lojë, Mason Mount e filloi serinë e golave, ndërsa për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes Callum Hudson – Odoi.

Për të shkuar në pushimim prej 15 minutave edhe më të qetë, realizoi Recce James, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Kur u mendua se në pjesën e dytë do të kundërpërgjigjej Norwichi, ndodhi e kundërta.

Ben Chiëell shënoi për 4-0, gola e pestë ishte nga Max Aarons, i cili shënoi në portën e gabuar, kurse dy golat e fundit u realizuan nga Mason Mount.

Goli i dytë persoa

Për mesfushorin anglez, ky hat-trick ishte shumë i mirëserardhur, pasi kishte plotë 25 ndeshje pa shënuar gol.

Pas kësaj fitore, Chelsea është lidere në ishull, me 22 pikë, katër më shumë se Liverpooli, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Goli i tretë personal, për Mason Mount

Ndërsa, Norwichi është “fundosur” në vendin e fundit dhe pas 11 ndeshjeve, ka nëntë humbje edhe dy barazime.

Në këtë takim, që nga minuta e 46-të u paraqit edhe Milot Rashica, por nuk arriti të lë shenja në fushën e gjelbër./Shqip.com