Sport Ndërkombëtar

Chelsea sot emëron trajnerin e ri

Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i Chelseas. Spanjolli ka fituar garën me Julian Nagelsmann për t’u ulur në bankinën e skuadrës londineze pas shkarkimit të Graham Potter.

Ish-trajneri i Kombëtares spanjolle, ka fluturuar në mëngjesin e së mërkurës drejt kryeqytetit anglez për të firmosur kontratën me “Blutë” e Londrës.

Luis Enrique shoqërohet në Londër nga Ivan De La Pena, miku i tij i ngushtë, i cili mban edhe detyrën e agjentit.

Pas javës së 29-të në Ligën Premiere, Chelsea është shumë larg objektivave, pasi renditet në pozitën e 11-të me 39 pikë.

Luis Enrique
Luis Enrique

/Shqip.com