Sport Ndërkombëtar

Chelsea shkarkon drejtorin komercial, pasi ai i dërgoi ‘mesazhe të papërshtatshme’

Chelsea ka shkarkuar drejtorin komercial Damian Willoughby pasi ai i dërgoi “mesazhe të papërshtatshme” një agjenteje financiare të futbollit.

Willoughby dërgoi mesazhe të pahijshme për Catalina Kim përpara se ai t’i bashkohej klubit muajin e kaluar, shkruan BBC.

Kim ishte përfshirë në një ofertë për të blerë klubin e Londrës Perëndimore në mars.

“Chelsea konfirmon se ka ndërprerë punësimin e drejtorit komercial Damian Willoughby me efekt të menjëhershëm. Dëshmitë e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga zoti Willoughby, përpara emërimit të tij në Chelsea FC në fillim të këtij muaji, së fundmi i janë ofruar dhe hetuar klubit”, tha një zëdhënës i klubit.

Muajin e kaluar Willoughby filloi një periudhë të dytë në Stamford Bridge pas marrjes së klubit nga një grup investimi i udhëhequr nga biznesmeni Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

Willoughby ka punuar për Chelsean midis 2007 dhe 2010 – dhe gjithashtu ka punuar për Manchester City dhe EA Sports. Por ai është shkarkuar më pak se një muaj në këtë rol./Shqip.com