Chelsea shënon fitore minimale ndaj Malmo-s

Një gol i shënuar nga Hakim Ziyech, i ka siguruar fitoren, Chelseat, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Malmo-s.
Ani pse ishin favorit në letër, londinezët shpenzuan shumë energji për të siguruar pikët e plota, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, Thomas Tuchel kishte bërë disa ndryshime në formacionin startues, por në fund ia arriti qëllimit të tij.
Pas një pasimi të dhënë nga Hudson Odoi, sulmuesi marokien u gjend i vetëm përballë portës dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Për 28 vjeçarin, ky ishte goli i parë i shënuar këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, Kampionët e Evropës gjenden në pozitën e dytë në Grupin H, me nëntë pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Juventusi që është lider, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kurse, në anën tjetër, Malmo mbetet në pozitën e fundit, me katër humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjermani, Wofsburgu ka mposhtur Salzburgun me rezultat minimal 2-1.
Ekipi nga Bundesliga, tashmë gjendet në pozitën e dytë në Grupin G, me pesë pikë. Ndërsa, austriakët, përkundër humbjes, mbeten lider, me dy pikë më shumë./Shqip.com