Sport Ndërkombëtar

Chelsea pa probleme në “San Siro”, PSG e Reali marrin vetëm nga një pikë

Chelsea ka arritur të mposht Milanin në “San Siro” me rezultat bindës 2:0.

Nga fillimi gjërat nuk shkuan siç duhet për vendasit, me Fikayo Tomori që faulloi Mason Mount, duke u ndëshkuar me të kuq dhe ia dhuroi një penallti Chelseas.

Jorginho nuk gaboi nga pika e bardh, për rezultatin fillestar 1:0.

Dyfishimi i rezultatit nuk vonoi me Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi në pjesën e dytë.

Chelsea kryeson grupin me shtatë pikë, kurse Milan bie në vendin e tretë me katër pikë.

Shakhatar ka arritur të marr një pikë përballë Real Madirid 1:1.

Oleksandr Zubkov e kaloi në epërsi Shakhtarin, derisa Rudiger ia shpëtoi një pikë skuadrës së tij.

Rezultatet e tjera:

PSG 1:1 Benfica

Dortmund 1:1 Sevilla

Dinamo Zagreb 1:1Salsburg

/Shqip.com