Sport Ndërkombëtar

Chelsea ofron dy lojtarë dhe para për Osimhen

Victor Osimhen

Chelsea thuhet se është gati të ofrojë Christian Pulisic dhe Kepa Arrizabalaga plus para për yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Napoli po planifikon të ardhmen pasi fituan titullin e tyre të parë në Serie A në 33 vjet.

Golashënuesi më i mirë i ligës, Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë dhe tashmë kanë trokitur ofertat e para në dyert e italianëve.

Sipas Il Corriere dello Sport, Chelsea është gati të përfshijë Pulisic dhe Arrizabalaga në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para për të ulur çmimin e kërkuar prej 160 milionë euro.

Megjithatë, Blutë nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, kështu që klube si Bayern Munich, PSG, Manchester United dhe Newcastle – nëse përfundojnë në top katërshe – kanë më shumë shanse për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit, me kusht që Napoli të pranojë ta shesë atë.

Bayern Munichu shihet si favorit përpara Chelseat, Man Utd dhe PSG në garën për transferimin e Osimhen

Napoli do t’i ofrojë Osimhen një zgjatje të kontratës dhe sulmuesi dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24, kështu që ai ka ‘fjalën e fundit’ raporton gazeta me bazë në Romë.

Trajneri Luciano Spalletti ka parashikuar një të ardhme të ndritur për Napolin pasi iu ofrua një zgjatje e kontratës dyvjeçare në Stadio Diego Armando Maradona.

/Shqip.com