Sport Ndërkombëtar

Chelsea në “rënie të lirë”, zbret në pozitën e 11-të

Chelsea ka vazhduar serinë e humbjeve në Premier League. Londinezët janë mundur 0:2 në javën e 29-të të kampionatit nga Aston Villa në shtëpi dhe tani ka rënë në vendin e 11-të të renditjes.

Ndeshja e luajtu në “Stamford Bridge” është zhbllokuar në minutën e 18-të, kur Watkins i kaloi mysafirët në epërsi.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, ndodhi edhe goditja e radhës me golin e dytë të shënuar nga McGinn. Chelsea tashmë mban vendin e 11-të me vetmë 38 pikë dhe më shumë mundësi do të mbetet jashtë Evropës për sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com