Sport Ndërkombëtar

Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea

Chelsea ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.

“The Blues” mposhtën Middlesbroughin, për të siguruar kualifikimin tutje.

Ndeshja e zhvilluar në “Riverside Stadium” ka përfunduar me rezultatin bindës 0:2.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, e mbylli ndeshjen në pjesën e parë duke shënuar të dyja golat e fitores në pjesën e parë.

Ishte Romelu Lukaku, që ia dha epërsinë fillestare skuadrës nga Londra.

Kurse fitoren e vulosi Hakim Ziyech, i cili gjeti rrjetën vetëm 16 minuta më vonë.

Chelsea kundërshtarin në gjysmëfinale do ta mësoj më 20 mars, pas hedhjes së shortit.

Ndeshje zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të FA Cup.

Crystal Palace përballet me Evertonin, Manchester City udhëton drejt Southamptonit dhe Liverpooli do të luajë me Nottingham Forest./Shqip.com