Sport Ndërkombëtar

Chelsea – Milan, kryendeshja e mbrëmjes

Liga e Kampionëve vazhdon me tetë ndeshjet e sotme, të cilat zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve.

Pa i nënçmuar asnjërën nga ndeshjet e sotme, vëmendjen më të madhe pa dyshim që e ka përballja ndërmjet skuadrës angleze Chelsea dhe gjigantit evropian, AC Milan, shkruan shqip.com.

Londinezët pas dy ndeshjeve të para e kanë arkëtuar vetëm një pikë, prandaj do të përpiqen maksimalisht që me fitore eventuale të përmirësojnë bilancin dhe të vazhdojnë luftën për t’u kualifikuar më tutje.

Në anën tjetër, Milan aktualisht e kryeson renditjen me katër pikë dhe për kuqezinjtë rezultat i pranueshëm do të ishte edhe barazimi.

Në ndeshjen tjetër të Grupit E, takohen Salzburg – Dinamo Zagreb, të cilat i kanë nga dy, përkatësisht tri pikë.

Ndryshe nga Milan, gjiganti tjetër italian, Juventus e ka nisur shumë keq aventurën e sivjetme në garën më prestigjioze të futbollit evropian në konkurrencën e klubeve.

“Zonja e Vjetër” në dy ndeshjet e para ka pësuar po aq humbje nga PSG dhe Benfica, prandaj sonte e ka “trenin e fundit” për t’i mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në fazën tjetër të garave.

Grupi E
(18:45) Salzburg – Dinamo Zagreb
(21:00) Chelsea – Milan

Grupi F
(18:45) RB Leipzig – Celtic
(21:00) Real Madrid – Shakhtar Donetsk

Grupi G
(21:00) Manchester City – FC Copenhagen
(21:00) Sevilla – Borussia Dortmund

Grupi H
(21:00) Benfica – Paris Saint-Germain
(21:00) Juventus – Maccabi Haifa

/Shqip.com