Sport Ndërkombëtar

Chelsea me shumë mungesa ndaj Southamptonit

Chelsea me shumë mungesa ndaj Southamptonit

Chelsea do të përballet ndaj Southamptonit, të mërkuren, në kuadër të gjiros së dhjetë në Premierligë.

Në këtë takim, skuadra londineze do të jetë pa disa futbollistë të rëndësishëm, shkruan Shqip.com.

Një nga futbollistët kryesorë të Kampionëvë të Evropës, Romelu Lukaku do jetë jashtë fushës së gjelbër për një kohë të pacaktuar.

Sulmuesi belg, mungoi edhë në gjiron e kaluar kundër Newcastle United, ndërsa nuk kishte shënuar as edhe një gol në gjashtë ndeshjet e fundit.

Së bashku me Lukakun, jashtë fushës së gjelbër do jetë edhe Timo werner, i cili pritet të kthehet në aksion, pas ndeshjeve me kombëtare.

Chelsea duo Lukaku and Werner off injured in first half v Malmo
Werner dhe Lukaku

Sikur të mos mjaftonin këto dy lëndime edhe Christian Pulisic, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Në konferencën për media, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel tha se  “Ai po vuan vërtet, ai dëshiron të jetë në fushë dhe të na ndihmojë. Fatkeqësisht, lëndimi kërkon kohë.”

Aktualisht, ata gjenden në pozitën e parë në Premierligë, me 22 pikë.

Në nëntë ndeshjet e zhvilluara, kanë regjistruar shtatë fitore, një humbje dhe një barazim, duke dhënë sinjale pozitive që këtë sezonë do “luftojnë” për kreun e tablës në ishull./Shqip.com