Sport Ndërkombëtar

Chelsea – me dy mungesa ndaj Brentfordit

Thomas Tuchel

Sezonën nisën në mënyrë fenomenale, por tani janë duke kaluar në krizë të rezultateve.

Chelse ka pësuar rënie së formë së fundmi dhe tashmë ka rënë nga vendi i parë – në të tretin.

Në kuadër të “EFL Cup”, londinezët do përballen kundër Brentfordit, të mërkurën, me fillim nga ora 20-45.

Në prag të këtij takimi, trajneri Thomas Tuchel ka lajmëruar se dy futbollistë janë në dyshim se a do të paraqiten.

“Andreas është shumë i dyshimtë me lëndim dhe e njëjta gjë për Trevoh Chalobah”, konfirmoi Tuchel. “Nga ndeshja, ne kemi një dyshim të madh për Chalobah. N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic me të cilët morëm një rrezik të madh dhe ne tani po paguajmë për këtë.”, u shpreh Tuchel.

Thomas Tuchel

Thuchel po ashtu shtoi se orari është tejet i ngjeshur dhe kjo është një ngarkesë e madhe për skuadrën.

Ai tha se “dy ndeshje në një javë për ta janë thjesht të pamundura”.

Takimi ndaj Brentfordit do të zhvillohet të mërkuren, me fillim nga ora 20:45.

Kampionët e Evropës, kanë 38 pikë, gjashtë më pak se Manchester City – që është lider.

Ndërsa, Brentfordi gjendet në pozitën e 12-të, me gjithsej 20 pikë. /Shqip.com