Chelsea me disa mungea para ndeshjes ndaj Aston Villa-s
Publikuar:
(10.09.2021 16:28:25)

Chelsea do të jetë me disa mungesa në përballjen e fundjaves ndaj Aston Villa-s.
Londinezëve në këtë takim do të i mungojë mesfushori francez, Ngolo Kante i cili vazhdon të mbetet i lënduar, transmeton Shqip.com.
Përveç Kantes në këtë takim nuk do jetë as Christian Pulisic, i cili mund ta humbasë edhe ndeshjen ndaj Zenit në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, Romelu Lukaku është 100% i gatshëm për lojë edhe pse ishte në dyshim.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel, ka grumbulluar shtatë pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë, ndërsa po konsiderohet si njëra nga skuadrat favorite për të dalë kampione në ishull./Shqip.com