Chelsea-Liverpool, ndeshja shkon në vazhdime
Publikuar:
(14.05.2022 19:39:17)
Nuk ka fitues.
Finalja e “FA CUP” ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit ka mbaruar me rezultat 0-0 pas përfundimit të kohës së rregullt.
Tashmë, ndeshja do të shkojë në vazhdime.

Të dyja ekipet patën raste të mira shënimi, por golin nuk e gjetën dot.
Londinezët kishin mundësi për të tundur rrjetën me dy raste tejet të mira nga Marcos Alonso – ama fati ishte në anën tjetër.

Teksa, “The Reds” ishin afër golit me Lucas Diaz, i cili e goditi shtyllën.
Mbetet të shihet se çka do të sjellin dy vazhdimet me nga 15-të minuta
Të dyja skadrat tashmë – kanë të drejtë të bëjnë përsëri zëvnedësime, sepse rregulli thotë se “nëse ndeshja finale shkon në vazhdime, mund të bëhet edhe zëvendësimi i gjashtë”.