Chelsea kthen sytë nga Dembele
Publikuar:
(28.05.2022 17:55:05)

Kontratën me Barcelonën nuk e vazhdoi.
Dhe ofertat nuk po i mungojnë.
Osumane Dembele – është edhe në radarin e Chelseat.
Sipas “Mundo Deportivos” – skuadra londineze po “beson” në transferimin e 23 vjeçarit.
Nëse një tranferim i tillë ndodhë – do ishte një ritakim mes Dembeles dhe trajnerit Thomas Tuchel, pasi të dy kishin punuar së bashku në Borussia Dortmund.
Osumane është autor i 13-të asistimeve në La Liga – në këtë sezon. Më së shumti në elitën e futbollit spanjoll.
Teksa, ka shënuar një gol – në 18-të ndeshje të zhvilluara.
Këmbëshpejti u bashkua me blaugranët në vitin 2017, dhe për shërbimet e tij – Barça i kishte paguar Dortmundit një shumë prej 105 milionë eurosh. /Shqip.com