Sport Ndërkombëtar

Chelsea kërkon shkëmbimin Lukaku-Barella

Klubi anglez, Chelsea thuhet se i ka kërkuar Interit që të përfshijë Nicolo Barella në një marrëveshje shkëmbimi për Romelu Lukaku, por Nerazurrët nuk duan.

Nerazzurrët duan ta mbajnë sulmuesin belg në Giuseppe Meazza dhe janë të interesuar për mbrojtësin e Bluve, Kalidou Koulibaly.

Takimi i parë mes dy klubeve u zhvillua në Londër këtë javë, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Sipas Il Corriere dello Sport, Chelsea kërkoi të përfshinte mesfushorin Barella në një marrëveshje shkëmbimi për Lukakun, por Interi nuk dëshiron të ndahet me italianin.

Plani i Chelseat është të dërgojë Lukakun në Inter përgjithmonë, por Nerazzurrët janë në kërkim të një huazimi të ri.

/Shqip.com