Sport Ndërkombëtar

Chelsea – Joao Felix, mësohet qëndrimi i dy palëve

Chelsea do të provojë të arrijë marrëveshjen me Atletico Madrid për një huazim të ri të Joao Felix për sezonin 2023/2024, njofton “The Sun”.

Trajneri i ardhshëm i “bluve” të Londrës, Mauricio Pochettino, ka dhënë miratimin për nënshkrimin me portugezin, i cili gjithashtu është i interesuar të qëndrojë edhe një sezon në “Stamford Bridge”.

Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027, por nuk ka ndërmend të rikthehet në klubin madrilen, pasi në gjysmën e parë të këtij sezoni është përplasur ashpër me Diego Simeonen.

Kështu, në janar ai u transferua te Chelsea, në këmbim të 11 milionë eurove (Chelsea mori përsipër edhe pagën e plotë të futbollistit).

Deri më tani, Felix ka shënuar dy gola në 16 ndeshje dhe në tri sfidat e fundit është aktivizuar si zëvendësues nga Frank Lampard.

/Shqip.com