Chelsea interesohet për Umtitin
Publikuar:
(27.07.2022 14:11:16)

Samuel Umtiti nuk figuron fare në planet e Xavi Hernandez.
E ardhmja e tij duket larg nga Barcelona, ndërsa së fundmi është lidhur me një destenacion të ri: Londrën.
Sipas disa mediave evropiane – ai është në radarin e Chelseat.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel po dëshiron të përforcohet në repartin defanziv dhe Umtiti po shihet si opsion.
Madje – sipas raportimeve të njëjta, majtaku veçse është takuar me drejtuesit e ekipit anglez.
Ai iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në vitin 2016, por nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij për shkak të problemeve të shumta me lëndime.
28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës./Shqip.com