Sport Ndërkombëtar

Chelsea interesohet për Manen

Sadio Mane është gati të kthehet në Premier League pas një periudhe zhgënjyese në Bayern Munich, por jo tek Liverpool, skuadra ku ishte më herët para transferimit në Gjermani.

Është Chelsea ajo që ka treguar interes për shërbimet e futbollistit senegalez.

Së fundmi Mane kishte një përplasje me bashkëlojtarin Leroy Sane, për ç’gj klubi mori masa ndaj tij.

Sipas “Football Insider”, Manes i është thë nga klubi gjerman se veprimet e tij jashtë fushës si dhe raportet me disa nga anëtarët klubit nuk do të tolerohen dhe se mund t’i duhet të kërkojë një klub tjetër.

Chelsea do të mungojë në kompeticionet evropiane gjatë edicionit të ardhshëm pas performancës së dobët të këtij viti. Klubi londinez nuk mund të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Manen, pasi për të respektuar rregulloret e Fair Play Financiar klubi duhet të shesë futbollistë.

/Shqip.com