Chelsea i kthehet fitoreve

Ecurisë negative i erdhi fundi.
Chelsea ka shënuar fitore 1-3 në udhëtim te Aston Villa – për të marrë tre pikë tejet të vlefshme.
Lonidezët nuk e nisën aspak mirë takimin, pasi James shënoi autgol – në minutën e 28-të.
Por, as gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.
Pas vetëm gjashtë minutave, Jorginho shënoi nga pika e bardhë dhe shifrat u barazuan në 1-1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e barë, ndërsa e dytë i takoi plotësisht londinezëve.
Romelu Lukaku e tundu rrjetën për 1-2, në minutën e 56-të. Për sulmuesin belg ky ishte një gol tejet i rëndësisishëm dhe e largoi presionin e publikut nga supet.
Deri në fund të takimit, kampionët e Evropës shënuan edhe një herë. Kësaj radhe autor ishte Jorginho.
Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet në vendin e tretë – në Premierligë.
Nga 19-të ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër ka regjistruar 12-të fitore, pesë barazime, është mposhtur dy herë dhe ka gjithsej 41 pikë.
Gjashtë më pak se City që mbetet lider.
Kurse, Aston Villa pozicionohet në vendin e dhjetë, me 22 pikë./Shqip.com