Chelsea i hap dyert për largimin e disa futbollistëve
Publikuar:
(30.07.2022 16:51:14)
Në “Stamford Bridge” kanë zbarkuar futbollistë të rinjë si Koulibaly dhe Sterling.
Por, edhe dera e largimeve është hapur.
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Timo Werner mund t’i bashkohet Leipzigut – në këtë merkato të verës.
Teksa, Di Marzio ka raportuar që Kepa Arizabalaga është objektivi kryesor i Napolit.
Ëerner – nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë që londinezët kishin për të – dhe një rikthim në Gjermani mund t’i ndihmojë të rilindë.
Teksa, Kepa një kohë të gjatë që ka mbetur në bankën rezervë.
Përveç këtyre dy emrave – të lidhur me një largim të mundshëm nga Chelsea janë edhe Cezar Azpilicueta dhe Marcos Alonso – të cilët po kërkohen nga Barcelona./Shqip.com