Sport Ndërkombëtar

Chelsea i gatshëm të ulë çmimin e Abraham

Tammy Abraham

Skuadra angleze, Chelsea janë të gatshëm të ulin çmimin e sulmuesit të tyre, Tammy Abraham, transmeton Shqip.com.

Sipas “The Sun”, Chelsea është gati të ulë çmimin e Abraham prej 40 milion funtash apo 56 milion euro pasi ka dështuar të gjejë një blerës për këtë shumë.

Ky do të jetë një lajm i mirë për Arsenalin dhe Aston Villan të cilët mbeten “të etur” për sulmuesin anglez.

Por, shuma që kërkonin “Blutë” ishte e lartë dhe nuk kishin mundësi të shprenzojnë aq para për 23-vjeçarin.

Tammy Abraham

Interesimi i Aston Villas kishte ardhur pasi para dy sezonesh, Abraham kishte qenë i huazuar te skuadra e tyre, derisa kishte lënë gjurmë me paraqitjet e mira me këtë skuadër.

Ndërsa Arsenal kërkon të përforcoj repartin sulmues per disa edicione, pasi nuk llogaritin edhe për shumë vite në Aubameyang dhe Lacazzete.

Tammy Abraham

Sulmuesi anglez është pjesë e Chelseat që nga viti 2016, ku ka shënuar 21 gola në 58 paraqitje gjithësej për ta.

Ndërsa ka qenë në huazim te Bristol City, Swansea City dhe para dy edicionesh te Aston Villa./Shqip.com