Chelsea gabon ndaj Burnley-t

Chelsea ka bërë një hap hap fals në “luftën” për titull në Premierligë.
Lonidnezët kanë barazuar me rezultat 1-1 ndaj Burnley-t, shkruan Shqip.com.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel ishte e para që shënoi në këtë takim, por nuk arritën që ta ruajnë epërsinë deri në fund.
Golin e parë e realizoi, Kai Havertz, pas 33 minutave lojë, kurese asistues ishte Recee James.
Në pjesën e parë, përkundër mundësive të shumta, nuk pati asnjë gol tjetër të shënuar.
Përderisa ndeshja po shkonte drejtë përfundimit, ishte Matej Vydra që e mposhti Edouard Mendy-n dhe e barazoi rezlutatin në 1-1.
Përkundër këtij barazimi, Chelsea mbetet lider në ishull, me 26 pikë të grumbulluara. Por, tashmë është vetëm tre pikë larg nga Manchester City që gjendet në pozitën e dytë.
Kurse, nëse Liverpooli shënon fitore te dielen, atëherë “The Reds” i afrohen Chelseat në vetëm një pikë.
Ndërsa, Burnley pozicionohet në vendine 18-të, me vetëm pesë pikë./Shqip.com