Sport Ndërkombëtar

Chelsea – fituese e derbit të Londrës

Chelsea fiton kundër Tottenhamit

Antonio Conte u kthye në “Stamford Bridge”, por si kundërshtar. Pikët nuk i nuhati dot.

Chelsea ka dalë fituese në derbin e Londrës – kundër Tottenhamit, me rezultat të pastër 2-0.

Vendasit e dominuan këtë takim që nga fillimi, por fitorja nuk ishte e lehtë.

Në pjesën e parë, përkundër rasteve, nuk u shënua asnjë gol – nga të dyja palët.

Teksa, me të filluar pjesa e dytë, kampionët e Evropës filluan të sulmonin pa pushim.

Kur po zhvillohej minuta e 47-të, Hakim Ziyech e lansoi një goditje mjeshtërore me të majtën – duke lënë të “ngrirë” Hugo Lloris.

https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1485306174350274567?s=20
Goli i shënuar nga Ziyech

Tifozët e pranishëm në stadium – e përjetuan një moment magjie.

Për sulmuesin marokien ky ishte ndër golat më të bukur që kur është bërë pjesë e Chelseat.

Për të mos i lënë asnjë vend rastësië u përkujdes Thiago Silva.

Qendërmbrojtësi nga Brazili e tundi rrjetën në minutën  e 55-të. Ani pse 37 vite në supe, Silva po vazhdon të dëshmoi se ka ende shumë për t’i ofruar futbollit.

Deri në përfundim të takimit, të dyja skuadrat patën mundësi shënimi, por shifrat mbeten të njëta.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1485308223615868928?s=20
Goli i shënuar nga Thiago Silva

Tashmë, Chelsea gjendet në vendin e tretë të Premierligës, me 47 pikë të grumbulluara. Dhjetë më pak se Manchester City që ëshët lider, por “qyetetarët” kanë një takim më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Tottenhami mbetet në vendin e shtatë. Pas 20 takimeve, kjo skuadër ka grumbulluar 36 pikë./Shqip.com