Sport Ndërkombëtar

Chelsea e kontakton Pochettinon

Chelsea e ka ndërmend ta shkarkojë Frank Lampardin nga detyra e trajnerit.Legjenda e klubit anglez nuk po kalon momente të mira me londinezët, pak javë pasi e mori në dorë ekipin në vend të Graham Potter.

Sidoqoftë, nën drejtimin e trajnerit të ri “Blues” u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe nuk po arrijnë rezultate pozitive as në Premierligë.Për këtë arsye, siç mëson “Sky Sports”, klubi nga “Stamford Bridge” e ka kontaktuar trajnerin Mauricio Pochettino.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe i Paris Saint-Germainit është në mesin e pesë kandidatëve për ta marrë pozitën e trajnerit të Chelseat.

Raportohet se ish-trajneri i Paris Saint-Germainit do t’i vlerësojë ofertat që i ka në dorë dhe gjatë verës do të vendosë për ekipin që do ta marrë në dorë.

/Shqip.com