Chelsea e konfirmon transferimin e Sterling

Pasi edhe zyrtarisht konfirmoi largimin nga “Etihad Stadium”, Raheem Sterling ka zbarkuar në Londër.
Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e Sterling nga Manchester City.
A star in LA! 🇺🇸#SterlingIsChelsea pic.twitter.com/kgTYEI3ybn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022
Sulmuesi është bërë nënshkrimi i parë i madh që nga marrja e Bluve nga Todd Boehly.
Futbollisti përmes një postimi në Instagram i dha lamtumirën e fundit Manchesterit, ku shkroi se “mbërrita në Mançester një 20-vjeçar, sot largohem si burrë”.
— Raheem Sterling (@sterling7) July 13, 2022
Këmbëshpejti zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit, teksa regjistroi 13-të gola dhe pesë asistime.
Ndër të tjera, ai ka fituar katër herë Premierligën – nën urdhërat e Pep Guardiolës.
Që kur iu bashkua Cityt nga Liverpooli në verën e vitit 2015, anësori anglez shënoi 131 gola në 337 ndeshje për klubin, duke fituar katër tituj të Premier League dhe pesë kupa vendase gjatë rrugës.
Por sezonin e fundit ai nuk ishte një nga lojtarët kryesor të Pep Guardiolas./Shqip.com