Sport Ndërkombëtar

Chelsea e konfirmon arritjen e marrëveshjes përfundimtare për shitjen e klubit

Shitja e Chelsea te një konsorcium i udhëhequr nga miliarderi amerikan, Todd Boehly është miratuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Premier League.

Teksa sundimi i Roman Abramovich në klubin perëndimor të Londrës po i afrohen fundit, Chelsea ka lëshuar një deklaratë për të konfirmuar se është vendosur të përfundojë blerjen e klubit.

Chelsea

Ministrja e Sportit dhe Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorrie, ka konfirmuar se qeveria ka lëshuar licencën speciale që kërkon Chelsea për të përfunduar shitjen.

Në deklaratë thuhet:

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se një marrëveshje përfundimtare është arritur mbrëmë për t’i shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Pritet që transaksioni të përfundojë të hënën”.

Klubi londinez u nxor në shitje në mars përpara se pronari Roman Abramovich të sanksionohej, për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan BBC.

Konsorcium për klubin londinez është i udhëhequr nga bashkëpronar i LA Dodgers, Todd Boehly.

Të martën, Premier League tha se konsorciumi kishte kaluar testin e pronarëve dhe drejtorëve të tij.

Boehly ka paguar një shumë prej 4.25 miliardë funtesh për Chelsean./Shqip.com