Sport Ndërkombëtar

Chelsea e ka gjetur trajnerin e ri

Chelsea është vetëm një hap larg nënshkrimit me trajnerin e ri të klubit për sezonin e ardhshëm, Mauricio Pochettino. Pas një procesi të shpejtë që nisi me shkarkimin e Graham Potter, “Blutë” piketuan trajnerin argjentinas dhe sipas “TalkSport”, të dy palët arritën një marrëveshje verbale të mërkurën, ditën e sotme, për të filluan punën së bashku në përfundim të sezonit.

Drejtuesit e klubit anglez patën një takim vendimtar me Pochettino në Spanjë të hënën, ku thuhet se u hodhën themelet për marrëveshjen e afërt të cilën klubi dëshiron ta shpallë brenda javës.

Nëse kjo ndodh, Pochettino do të bërë rikthimin e tij në stol pas një pushimi të gjatë, duke gjetur këtë herë si rivalë klubin që arriti finalen e Champions League në vitin 2019, Tottenhamin.

/Shqip.com