Sport Ndërkombëtar

Chelsea e gjen zëvendësuesin e Mount

Chelsea e ka gjetur zëvendësimin e Mason Mount nëse ky i fundit përfundimisht i bashkohet Manchester Unitedit. Ai është Gabri Veiga, futbollisti i talentuar i Celta Vigos, i cili ka shpërthyer gjatë edicionit të kaluar në La Liga, duke shënuar njëmbëdhjetë gola dhe duke dhënë katër asistime.

Veiga është objektivi i “Bluve” dhe njëzet e një vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 34.6 milionë funte.

Mount dëshiron të bashkohet me United edhe pse oferta e fundit me vlerë 55 milionë funte u refuzua nga Chelsea pasi sipas klubit kushdo që dëshiron ta marrë futbollistin duhet t’i paguajë 65 milionë futne.

Chelsea tashmë e ka trajner të ri argjentinasin Mauricio Pochettino dhe ai është duke e formuar skuadrën sipas filozofisë së tij.

/Shqip.com