Chelsea e gatshme ta huazojë Lukakun – në Inter

E fitoi Serien A me Interin, por dëshira e tij për tu rikthyer në Premierligë e shtyu që ta pranonte ofertën e Chelseat.
Londinezët paguan 130 milionë euro për shërbimet e Romelu Lukakut, që doli të jetë një transfer i dështuar.
Tashmë, Lukaku është penduar dhe dëshiron të kthehet në Serie A, teksa as Chelsea nuk po insiton ta mbajë në skuadër.

Goal.com shkruan se “Chelsea ka treguar se ata janë të gatshëm të ulin tarifën e tyre të huazimit për të lejuar nënshkrimin rekord të klubit Romelu Lukaku të kthehet në Inter”.
Sulmuesi belg kaloi shumë ndeshje në bankën rezervë, pasi forma e tij ishte larg nga ajo që paraprakisht e kishte me neurazurët.

Vetëm tetë gola të realizuara në 26 ndeshja sa zhvilloi në Premierligë janë tregues që gjërat nuk i ecën sipas planit.
Kontrata e tij me ekipin e udhëhequr nga Thomas Tuchel është e vlefshme deri në vitin 2026, teksa sipas “Transfermarkt” ai vlerësohet 70 milionë euro. /Shqip.com