Chelsea do të rivalizoj Manchester United për transferimin e mesfushorit të talentuar
Publikuar:
(11.07.2021 16:17:56)

Chelsea ka vendosur të rivalizojë Manchester Untied për transferimin e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga, transmeton Shqip.com.
Drejtori i “Bluve”, Petr Cech po shpreson se mund të përdorë ndikimin e tij për të joshur Camavingan, pasi në të kaluarën ish-portieri ishte pjesë e Rennes.
Manchester United ka qenë rregullisht i lidhur me një lëvizje të 18-vjeçarit, të cilin ata e shohin si zëvendësues adekuat për Paul Pogban.
18-vjeçari edicionin e kaluar shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në 43 ndeshje të zhvilluara për klubin francez./Shqip.com