Sport Ndërkombëtar

Chelsea do të largojë nëntë futbollistë, a është Broja në listë?

 Shumë shpenzime ka bërë Chelsea në transferimet e fundit, por deri tani, rezultatet nuk janë në favor të tyre. Drejtuesit e klubit e kanë të pamundur që të mbajnë futbollistët me shpenzime të larta në një kohë që nuk po arrijnë të fitojnë trofe të rëndësishëm.

Mediat britanike raportojnë se klubi ka bërë gati listën me nëntë lojtarë të cilët priten të largohen në verë.

Në të përfshihen: “Mason Mount, Conor Gallagher, Ruben Loftus Cheek, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Romelu Lukaku”. Pra sipas mediave britanike, Armando Broja konsiderohet ende si pjesë e rëndësishme e ekipit.

/Shqip.com