Chelsea dhe Juventusi po triumfojnë pas 45 minutave lojë
Nuk ka befasi pas 45 minutave lojë.
Chelsea po triumfon 1-0 ndaj Llille dhe Juventusi po udhëheq 0-1 në udhëtim te Villarreali.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e dominoi 45 minutëshin e parë qysh nga fillimi.
Teksa, golin e vetëm e realizoi Havertz – pas vetëm tetë minutave lojë.
Gjermani e tregoi edhe njëherë se është një futbollist tejet i rëndësishëm për londindezët – sidomos në ndeshje të rëndësishme.
Në anën tjetër – te Llile në pjesën e dytë pritet të inkuadrohet Hatem Ben Arfa, i cili ka një përvojë të madhe në supe dhe mund ta ndihmojë skuadrën.
Por, opsion mbetet edhe Edon Zhegrova – që po ashtu gjendet në stol.
Italianët shënuan – në minutën e parë.
Autor i golit ishte Vlahovic, për të cilin është goli i parë në Ligën e Kampionëve – me fanelën e Juventusit.
Në anën tjetër, spanjollët patën disa aksione të mira, por nuk arritën që të gjejnë golin e barazimit.
Duket – që pjesa e dytë do të jetë e “nxehtë”. /Shqip.com