Chelsea dhe Arsenali e gjejnë rrugën për te fitorja

Chelsea i është rikthyer fitoreve.
Kampionët e Evropës kanë shënuar fitore me rezultat 3-2, kundër Leeds United.
Ishte skuadra mysafire që kaloi në epërsi e para, në minutën e 28-të. Realizator ishte, Raphinha, nga pika e bardhë.
Ndërsa, golin e barazimit e shënoi Mason Mount, në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë u pa një ndeshje me më shumë raste shënimi.
Kur po zhvillohej minuta e 58-të, Jorginho realizoi nga pika e bardhë, për të kaluar Chelsean në epërsi.
Ndërsa, për Leeds, golin e barazimit e shënoi Gelhardt, në minutën e 83-të.
Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, vëmendjen e mori përsëri Jorginho.
Mesfushori Italian shënoi përsëri nga pika e bardhë dhe Chelsea arkëtoi pikët e plota.
Tashmë, skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel, gjendet në vendin e tretë, me 36 pikë. Dy më pak se City që është lider.
Edhe Arsenali e ka gjetur rrugën për te fitorja.
“Gunners” kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Southampton.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta, tashmë ka lënë prapa rezultatet negative.
Golin e parë në këtë takime e shënoi, Lacazette, kur po zhvillohej minuta e 21-të.
Kurse, gjashtë minuta më pas rezultatin e dyfishoi, Martin Odegard.
Për epilogun përfundimtar u përkujdes, Gabriel, me golin e realizuar në minutën e 62-të.
Londinezët, tashmë gjenden në pozitën e pestë, me 26 pikë të grumbulluara, pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara.
Në takimin tjetër, Liverpooli shënoi fitore 1-0, ndaj Aston Villës. Realizator ishte Mohamed Salah./Shqip.com