Sport Ndërkombëtar

Chelsea – Crystal Palace, publikohen formacionet zyrtare

Skuadrat Chelsea dhe Crystal Palace kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë.

Blutë nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, tre në kampionat dhe një tjetër në FA Cup.

Skuadra londineze në Ligën Premier në tre sfidat e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon këndelljen në duel me rivalët lokal Crystal Palace.

Dueli i dy skuadrave londineze zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Stamford Bridges, derisa vendasit janë të detyruar të fitojnë pasi në të kundërtën do të largoheshin edhe më shumë për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Trajneri Graham Potter ka mungesa të mëdha në këtë sfidë, por ka bërë formacionin më të mirë me futbollistët që ka në dispozicion dhe kërkon maksimumin e pikëve.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Badiashile, Hall; Chukwuemeka, Jorginho, Gallagher; Mount, Havertz, Ziyech.

Crystal Palace: Guaita; Clyne, Andersen, Guehi, Mitchell; Olise, Doucouré, Schlupp; Ayew, Zaha, Eze.

/Shqip.com