Sport Ndërkombëtar

Chelsea, afër transferimit të Malo Gustos

Chelsea është afër kompletimit të transferimit të Malo Gustos nga Lyoni.

Të premten mbrëma, mediat franceze raportuan se marrëveshja është arritur mes palëve, por nuk zbuluan shumë nga detajet.

“RMC Sport” zbuloi se Gusto do të nënshkruajë me Chelsean dhe do të te Lyoni në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Fabrizio Romano, eksperti i transferimeve, ka njoftuar se 19-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të shtunë.

/Shqip.com