Sport Ndërkombëtar

Chelsea afër marrëveshjes me Joao Felix

Joao Felix

Klubi anglez Chelsea është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Joao Felixin nga Atletico Madrid, në formën e huazimit deri në qershor.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja është në fazën përfundimtare, teksa nuk është duke u diskutuar për ndonjë klauzolë të mundshme.

Shifra për huazimin e tij do të jetë më shumë se 10 milionë euro me pagë të mbuluar dhe taksat.

Bisedimet u përshpejtuan pas lëndimeve dhe humbjes së fundit të Chelseat ndaj Manchester Cityt.

Për Felixin, interesim kishte shprehur edhe Arsenali dhe Manchester United, por pa dërguar ndonjë ofertë drejt Madridit.

/Shqip.com