Sport Ndërkombëtar

Chelsea – afër Aubameyangit

Pierre-Emerick Aubameyang

Transferimi i Robert Lewandowskit në Barcelonë – ka bërë që Pierre Emerick Aubameyang të mbetet në bankën rezervë.

Por, sulmuesit gabonez nuk po i mungojnë ofertat, teksa skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është Chelsea.

Madje, sipas Fabrizio Romanos – londinezët kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me futbollisitn – dhe janë në bisedime të avancuara me skuadrën katalunase.

25 milionë euro është çmimi që ekipi nga ishulli do t’i paguaj Barçës – për shërbimet e 33 vjeçarit.

Auba – zbarkoi “Camp Nou” si transfer i lirë – në janar të vitit 2020 dhe e zhvilloi një gjysmësezon fenomanal – me katalunasit.

Në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga – ai realizoi 11-të gola dhe asistoi një herë.

Teksa, dy herë shënoi edhe në Europaligë./Shqip.com