Kulturë Kino

Charlie Chaplin, ikonë e filmave pa zë

“The Tramp”, personazhi komik, i karakterizuar nga mustaqet e zeza, kapelja dhe bastoni, është një ndër personazhet që e bëri të njohur aktorin Charlie Chaplin.

Charlie Chaplin ishte një aktor komik britanik, i cili u bë një nga yjet më të mëdhenj të epokës së filmit pa zë të shekullit të XX.

Aktrimi i tij, i mbështetur në pantominën dhe lëvizjet e çuditshme, bëri që shumë njerëzve t’u figuronte buzëqeshja në fytyrë.

Por, Charlie, nuk kishte një jetë të lehtë dhe aq “komike”, sa paraqitej në rolet e tij. Ngritja e tij në botën e filmit dhe arritja e famës, ishte mjaftë sfiduese për të.

I lindur në Londër, më 16 prill të vitit 1889, Chaplin, vinte nga një familje e varfër. Babai i tij, një pijanec famëkeq, braktisi Chaplin, nënën dhe vëllain e tij më të madh, jo shumë kohë pas lindjes së Chaplin. Kjo bëri që ata të mbesin vetëm nën përkujdesjen e nënës së tyre, e cila ishte një këngëtare.

“Charlie Chaplin”

Nëna e Chaplin, e cila pas një kohe filloj të vuante nga problemet e rënda mendore, në një performancë që do të prezantonte djalin e saj më të vogël në qendër të vëmendjes, ajo, humbi zërin e saj në mënyrë të pashpjegueshme në mes të një shfaqjeje, duke bërë që menaxheri të shtyj Chaplinin pesëvjeçar, të cilin ai e kishte dëgjuar të këndonte, në skenë. për ta zëvendësuar atë.

Chaplin ndezi audiencën, duke i mahnitur ata me praninë e tij natyrale dhe këndin komik, ku në një moment ai imitoi zërin e nënës së tij.

Për një kohë, Chaplin dhe vëllait të tij Sydney, ju desh të kujdesen për vetën, sepse nëna e tyre nuk ishte më në gjendje të mirë shëndetësore.

Chaplin ishte i vendosur të dilte vetë në shfaqje dhe skena, dhe në vitin 1897, duke përdorur kontaktet e nënës së tij, ai filloi me një trupë kërcimtare të quajtur “Eight Lancashire Lads”, edhe pse kjo ishte një periudhë e shkurtër dhe jo shumë fitimprurëse.

Unë isha shitës gazetash, printer, ndërtoja lodra, djalë doktori, etj., por gjatë këtyre digresioneve profesionale, nuk e humba kurrë synimin tim përfundimtar për t’u bërë aktor,” kishte  rrëfen më vonë Chaplin. “Pra, ndërmjet punëve i lustroja këpucët, i laja rrobat, vishja një jakë të pastër dhe bëja thirrje periodike në një agjenci teatrale”.

Chaplin, pasi kishte marrë pjesë në disa shfaqje, ai më në fund mori vëmendjen e producentit të filmit Mack Sennett, i cili nënshkroi një kontratë me Chaplin për 150 dollarë në javë.

Gjatë vitit të tij të parë me kompaninë, Chaplin bëri 14 filma, duke përfshirë “The Tramp”. I konsideruar përgjithësisht si klasikja e parë e aktorit.

Kështu në  moshën 26-vjeçare, Chaplin, ishte një yll i botës së filmit, dhe gjatë viteve 1920, karriera e tij lulëzoi edhe më shumë.

Ku, në vitin 1972, fitoi çmimin “Oscar”, Charlie, më 25 dhjetor të vitit 1977, në orët e hershme të mëngjesit, vdiq në shtëpinë e tij, në Zvicër, duke u njohur edhe sot si ikonë e filmave pa zë.