Lajme Botë

Charles konfirmohet zyrtarisht si mbret

Charles III është shpallur mbret në një ceremoni në Pallatin St James.

Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën, raporton BBC.

Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore.

Është hera e parë që ceremonia historike transmetohet në televizion.

Vetë Mbreti nuk ishte i pranishëm në fillim, por ai mori pjesë në pjesën e dytë të ceremonisë për të mbajtur mbledhjen e tij të parë të Këshillit Private.

Nëpunësi i Këshillit Private Richard Tilbrook e shpalli Charlesin “Mbret, kreu i Komonuelthit, mbrojtës i besimit”, përpara se të shpallte “Zoti ruaj Mbretin”.

Foto nga Ceremonia

Dhoma e mbushur plot, duke përfshirë Queen Consort, Princin e Uellsit dhe kryeministren Liz Truss, përsëritën frazën.

Duke bërë deklaratën e tij, Mbreti është shprehur :

“Zotërinjtë e mi, zonja dhe zotërinj, është detyra ime më e hidhur t’ju njoftoj vdekjen e nënës sime të dashur Mbretëreshës.Unë e di sa thellë ju, i gjithë kombi, dhe mendoj se mund të them e gjithë bota, simpatizoni me mua në humbjen e pariparueshme që kemi pësuar të gjithë. Është ngushëllimi më i madh për mua të di simpatinë e shprehur nga kaq shumë motrës dhe vëllezërve të mi.Dhe kjo dashuri dhe mbështetje e madhe duhet t’i ofrohet gjithë familjes sonë në humbjen tone”, është shprehur Mbreti më i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Në mesin e të pranishmëve kanë qenë Camilla, gruaja e Charles, e cila tani ka titullin e Mbretëreshës Consort, dhe djali i Mbretit, William, Princi i ri i Uellsit./Shqip.com