Sport Ndërkombëtar

Champions League – Shorti i çerekfinalistëve

Shorti i UEFA Champions League

Të premten me fillim nga ora 12:00 ka nisur ceremonia e shortit për Ligën e Kampionëve, e mbajtur nga UEFA, ku tashmë janë mësuar çiftet e çerekfinales, gjysmëfinales dhe finales.

Shorti i kompeticonit më të madh europian për klube, për sazonën 2021/22, është mbajtur në Nyon të Zvicrës.

Manchester City, Liverpool, Bayern Munchen, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Benfica dhe Villareal janë tetë klubet më të mira të ketij edicioni.

Ndeshja më interesante pritet të jetë në mes të kampionit aktual Chelsea dhe 13 herë fituesit të kompeticonit Real Madrid.

“Cityzens” do të jenë nikoqir të Atletico Madridit që në 1/16 e finales mposhtën rivalin lokal të City-t, Manchester Unitedin.

Villareal, pasi befasoi “zonjën e vjetër” ne Turin, kërkon ta bëjë të njëjtën gjë edhe kundër Bayernit, në “Estadio de la Ceramica”.

Dhe si çifti i fundit çerekfinalist Benfica e pret Liverpoolin në Portugali, shtet ky ku u mbajt finalja e edicionit të kaluar.

Rrugëtimi i këtyre skuadrave do të përmbyllet me finalen e madhe që mbahet ne Saint-Denis të Francës, më 28 maj nga ora 21:00.