Sport Ndërkombëtar

Champions League – 12 skuadra tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje

Me vetëm një ndeshje të mbetur, 12 skuadra tashmë kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve.

Napoli ka befasuar të gjithë, duke e siguruar vendin e parë në grupin A, me pesë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Pa shumë probleme këtë grup e ka kaluar edhe Liverpool, duke e lënë Ajaxin në Evropa League.

Në renditjen e deri më tanishme të këtij grupi, Napoli është në vendin e parë me 15 pikë, i ndjekur nga Liverpool me 12 sosh, derisa Ajax është i treti, kurse Rangers janë të fundit pa asnjë pikë.

Liverpool mund ta marr vendin e parë nëse në ndeshjen e fundit e mposht Liverpoolin, me më shumë se tri gola.

Grupi B ka sjellë një të papritur.

Club Brugge e Porto kanë siguruar kualifikimin tutje, duke e eliminuar Atletico Madridin nga kompeticoni më i madh për klube.

Club Brugge është në vendin e parë me 10 pikë, i ndjekur nga Porto që ka një pikë më pakë, derisa Atletico e Leverkusen janë në dy vendet e fundit.

Edhe pse dy vendet e para janë vendosur – renditja përfundimtare dihet në ndeshjen e fundit.

Bayern e Interi kanë dërguar Barcelonën në Europa League për herën e dytë radhazi.

Ndeshja e fundit e Grupit C është vetëm formalitet, pasi gjithçka është vendosur.

Bayern do të kryesoj grupin, me Interin që zë vendin e dytë, Barcelona bie në Europa League nga pozita e dytë, kurse Viktoria Plezen renditet i fundit.

Grupi D është grupi më i hapur me vetëm një ndeshje të mbetur.

Të katërta skuadrat mund të përfundojnë nga vendi i parë deri në të fundit.

Tottenham është i pari në këtë grup me tetë pikë, Sporting e Frankfurt kanë nga shtatë dhe Marseille është i fundit me gjashtë.

Në xhiron e fundit Marseille përballet me Tottenham dhe Sporting me Frankfurt.

Tottenhamit e Sportingut do t’i mjaftonte barazimi për tu kualifikuar tutje.

Një tjetër grup që ende ka shumë për të vendosur është Grupi E.

Chelsea tashmë ka siguruar vendin e parë, por “lufta” zhvillohet për vendin e dytë.

Milan e RB Salzburg që luajnë me njëra tjetrën i ndan vetëm një pikë dhe fituesi vendoset në raundin, derisa humbësi bie në Europa League.

Edhe grupi F, po ashtu është vendosur se Reali do të jetë në vendin e parë.

Kurse për vendin e dytë do të luftojnë Shakhtar dhe RB Leipzig.

Edhe në grupin G gjithçka është vendosur, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjet e fundit.

Manchester City renditet i pari, Dortmund është i dyti, me Sevillan e Copenhagen që gjendet në dy vendet e fundit.

Me eliminimin e Sevillas – Real Madrid mbetet e vetmja skuadër në Champions League nga Spanja.

Në grupin H, Paris Saint-Germain dhe Benfica do të luajnë për tu vendosur renditje.

Me Juventusin që u eliminua.

Në ndeshjen e fundit PSG përballet me Juventusin, kurse Benfica me Maccabi Haifa.

/Shqip.com