Rozë

Çfarë tha Mikela pasi ndau “rrugët” me Efin?

Dy shoqet, Efi dhe Mikela, të cilat hynë si një konkurrente e vetme në Big Brother VIP Albania, u ndanë në natën e Prime.

Efi ka kërkuar që të ndahet si konurrente veçmas nga Mikela, sepse sipas saj, ajo po i penalizon lojën.

Por vendimin nëse ato do të ndaheshin , vëllai i madh ia la Mikelës, e cila tha se përderisa Efi e kërkonte këtë gjë ishte më e drejtë të ndaheshin.

“Besoj që do jetë më e drejtë të jemi të ndara, për mua do e dua njësoj dhe nuk e shoh kundra meje, por preferoj të jemi të ndara”, tha Mikela.

Tutje, Mikela ka përqafuar Efin brenda shtëpisë.

/Shqip.com